Një derbi Manchesteri dhe në merkato.

Alexis Sanchez është kthyer në lojtarin më të kërkuar në merkaton e janarit, me City-n që është vënë prej kohësh në ndjekje të kilianit.

Sulmuesi i Arsenalit pëlqehet shumë nga tekniku i qytetarëve, Pep Guardiola, me spanjollin që po bën çmos për të bindur 29 vjeçarin të transferohet në "Etihad" që në merkaton e janarit.

Drejtuesit citizens janë të gatshëm të ofronjë 20 milionë euro për të marrë ish yllin e Udineze e Barcelona, ndërsa opsion është dhe merkato e verës, me sulmuesin që do të ishte i lirë të zgjidhte skuadrën e tij të ardhshme, periudhë kur dhe i përfundon kontrata me "topçijtë".

Ngërçi i bisedimeve duket se ka shtuar dhe pretendentët për Sanchez, me Manchester United është futur fuqishëm në garë për shërbimet e sulmuesit, duke ofruar plot 25 milionë euro për kartonin e tij dhe duke formuar kështu një garë treshe, Manchester City e Manchester United nga njëra anë dhe Arsenali që pretendon të përfitoj sa më shumë nga ky operacion.

/Ora News.tv/