Samsung po planifikon të sjellë versionin e ri të celularëve Galaxy S9 dhe S9+ muajin e ardhshëm. Ndërkohë, ka sjellë për publikun disa imazhe që tregojnë se si duket, ku bie në sy ngjashmëria me S8.

Pamja frontale është e njëjtë me atë të S8, por do të ketë një ekran më të madh prej 5.8 inch ku dhe memoria e telefonit do jetë 64 GB. Hndërsa S9+ do ketë ekran 6.2 inch me 128 GB memorie.

Butoni i përhershëm që qëndronte në mes për të shkuar në 'Home' nuk do të jetë më. Pritet që këta dy celularë të rinj të dalin në treg me 16 mars, ndërsa cmimi nuk dihet akoma.

Pritet që dy modelet të realizojnë video me 480fps dhe opsione hapjeje f/2.4 dhe f/1.5 e kamerës së pasme.

/Ora News.tv/