Samsung Electronics ka parashikuar një rënie prej 25% në fitime për tremujorin e dytë për shkak të një ngadalsimi në tregun e smartfonëve dhe monedhës së shtrenjtë Koreane. Pritet që ajo të bëj një fitim operativ prej 7.2 trilion dollarë, në periudhën nga Prilli deri në Qershor, një shifër e ulët kjo nga 9.5 trilion dollarë të fituara një vitë më parë. Fitimi i saj operativ ka rënë ndjeshëm këto tre muajt e fundit. Firma e Koresë së Jugut tha se kishte dëshmuar një ngadalësim në rritjen e përgjithshme të tregut të smartfonëve dhe pa rritjen e konkurrencës në tregjet kineze dhe disa europiane. Ndërkohë, monedha e shtrenjtë në Kore gjithashtu dëmtoi fitimet e Samsung gjatë periudhës. Monedha koreane u rrit më shumë se 11% ndaj dollarit amerikan dhe rreth 7% kundrejt euros në mes të Korrikut 2013 dhe në fund të Qershorit të këtij viti. Forcimi i monedhës dëmton përfitimet e firmave të tilla si Samsung, që mbështeten kryesisht tek eksportet, kur riatdhesojnë fitimet e tyre të huaja. /o.b/oranews.tv/

/Ora News.tv/