Valon Berisha do të jetë futbollisti më i ri i Sampdorias. Mesfushori kosovar, i cili aktivizohet tek RB Salzburg ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën xhenoveze dhe sipas mediave italiane pritet që ditën e nesërme të kryej vizitat mjekësore dhe më pas të hedh firmën në kontratë.

Pavarësisht interesit nga Lazio, 25 vjeçari duket se ka pranuar ofertën e Sampdoria që do të derdh rreth 7 milionë euro plus bonuse në arkat e austriakëve të Salzburg.

Në sezonin që sapo lamë pas, Berisha rezultoi mjaft deciziv për skuadrën austriake, ku në 45 ndeshje shënoi 13 gola dhe asistoi në 11 raste.



/Ora News.tv/