Trajneri Jorge Sampaoli është shprehur se Lionel Messi nuk ndërhyn në zgjedhjen e skuadrës dhe takikat e Argjentiës.

Në  një video të publikuar është Sampaoli shihet duke diskutuar me Messin për të sjellë Sergio Aguero si zëvendësues gjatë fitores dramatike 2-1 ndaj Nigerisë, që siguroi kalimin e Argjentinës në fazën e grupeve.

Por trajneri shprehet se ishte duke e informuar më shumë sesa po konsultohej  me Messin përpara ndeshjes së fundit të zhvilluar. Sampaoli është akuzuar se i ka dhënë shumë autoritet futbollistit.

"Ne kishim disa opsione në sulm dhe unë thjesht e komunikova këtë, duke thënë se do të përdornim një strategji. Ishte një shkëmbim i thjeshtë mendimi me një nga lojtarët e mi, kjo është e gjitha,"-tha ai.

Sampaoli u ka bërë thirrje dhe lojtarëve të tjerë që të jenë në nivelin e Messit, ndërsa kërkojnë një vend në çerekfinale në Kazan Arena të shtunën.

"Leo ka një vizion kaq të qartë kur është fjala për futbollin,  që na lejon ne të shohim gjëra që, ndonjëherë, vetëm një gjeni i vërtetë i sheh. Shpesh është e vështirë të jesh në nivelin e një lojtari të tillë të madh. Ai është një dritë që shkëlqen për të gjithë ne dhe ne duhet të bëjmë çmos për që të përpiqemi të jemi në nivelin e tij. 

Unë jam i sigurtë se Franca ka planin e tyre për të neutralizuar Leon, por ne kemi planin tonë për ta bërë jetën më të lehtë, kështu që le të shohim se kush ka fat më të mirë për të ekzekutuar planin,"-shtoi Sampaoli.

/Ora News.tv/