Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim dy palësh me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.

Burimet zyrtare thanë se fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale por dhe kulturë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Sofje ku do të zhvillohet Samiti në kuadër të nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën qëndrore dhe lindore, e njohur ndryshe edhe si Nisma 16+1.



/Ora News.tv/