Nga reforma në drejtësi tek dialogu Kosovë-Serbi, ja diskutimet mes Ramës dhe Merkelit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama shoqërohej nga ministri Gent Cakaj dhe ministrja Elisa Spiropali.

Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

EMISIONET