Salzburg bën mrekullinë, mund Lazio dhe kalon në gjysmëfinale

Salzburg bën mrekullinë, mund Lazio dhe kalon në

Kanë rezultuar spektakolare çerekfinalet e kthimit, ku në 4 sfida janë shënuar plot 15 gola.

Befasia më e madhe e kësaj mbrëmjeje vjen nga Austria, aty ku Lazio ka shpërdoruar avantazhin 4-2 të ndeshjes së parë, duke  mposhtur 4-1 në takimin e kthimit, dhe duke u eliminuar nga Europa League.

Pavarësisht se ishin të kaltërit ata që kaluan në avantazh, Dabbur, Hëang, Haklara dhe Lainer përmbysën gjithçka duke dërguar Salzburg në 4 skuadrat më të mira të kompeticionit.

Nuk ka zhgënjyer Arsenali që pavarësisht barazimit 2-2 në Moskë, ka kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-3 ndaj CSKA Moskë.

Një blletë për në fazën tjetër e mori dhe Atletiko e Madridit, që u mund 1-0 nga Sportingu i Lisbpnës, por fitorja 2-0 në "Ëanda Metropolitan" i shërbeu për të kaluar më tej.

Takimi më më shumë gola u luajt në "Velodrom", me Marseille që fitoi e rezultatin 5-2 ndaj Leizpig, duke qënë francezet ata që kaluan më tej.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90+4 ' Mbyllet takimi

90' Akordohen 4 minuta shtesë

77'Stefan Lainer Shenon dhe te katertin



74' Salzburg shenon dhe te tretin. Hee-Chan Hwang e dergon sferen ne rrejte



73' Amadou Haidara shenon per Salzburg. 2-1

70' Krosim nga e djathta e sulmit te Salzburg. Chan shperdoron 

68' Tentative e Berishes nga larg. Pa problem per Strakoshen

56' Nuk vonon reagimi i vendasve. Munas Dabbur vendos baraspeshen



55'Zhbllokohen shifrat. immobile kalon ne avantazh Lazio

48; Aksion individual nga Immobile. Ndalohet ne castet e fundit nga portieri

46' Nis pjesa e dyte

45' Mbyllet pjesa e pare

39' Asist nga Milinkovic Savic, por Immobile nuk godet dot.

35' Goditje nga kendi per Salzburg. Caleta-Car godet me koke por jashte kuadradit.

22' Loja po zhvillohet ne mesfushe, me skuadrat qe po studiojne njera-tjetren

4' Rast i mirë per Hwangh, Strakosha i gatshem. Mban porten te paprekur.

1' Nis takimi në "Red Bull Arena"

Rezultatet "Live" në:

CSKA Moskow-Arsenal 2-2 (Çalov 39′, Nababkin 50′)






Marseille-Leipzig 5-2 (Ilsanker aut. 6′, Sarr 9′, Thauvin 38′ , Paje 60′ / Bruma 2′, Augustin 55′)











 

Sporting Lisbone-Atl. Madrid 1-0 (Montero 28′)

EMISIONET