Salvini dhe Di Maio dakordësohen për Qeverinë, Kryeministri një politikan

Salvini dhe Di Maio dakordësohen për Qeverinë, Kryeministri

Zyra për shtyp e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja qeverisë mes partisë 5 Yjet dhe Lidhja e Veriut.

Krerët e dy partive, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini kanë informuar presidentin Mattarella se brenda ditës së hënë do ti dorëzojnë programin qeverisës të hartuar gjatë tre ditëve.

Tre ditë më parë ata i kishin kërkuar Presidentit italian 72 orë kohë për të gjetur konsensusin e një aleance qeverisë mes tyre, që tashmë është arritur. Nesër pritet që dokumenti zyrtar i programit qeverisës ti dorëzohet Presidentit. 

Flitet për një program prej 22 pikash, në fokus të së cilit janë sistemi fiskal, pensionet, plani industrial por edhe probleme delikate si të ardhurat minimale.

Luigi Di Maio deklaroi se Kryeministri do të jetë një politikan dhe jo teknik, por nuk dha emër. 

 

 

EMISIONET