Një parukiere që kalonte kohë për t’i mbushur mendjen fëmijëve me aftësi të kufizuara apo me probleme mendore se duhet të prisnin flokët është detyruar të largohet nga puna.

Lisa Ann Mckenzie, origjina e së cilës është nga Dublin në Australi ka punuar në një sallon bukurie për tre vite, ku merrej me një djalë të quajtur Jordie i cili ishte i prekur nga autizmi.

Fillimisht djali kishte probleme me faktin që duhet të shkonte të priste flokët, por me kalimin e kohës u mësua me Lisa dhe shkonte atje cdo të mërkurë, kur dyqani deklaronte se ishte i mbyllur.

Pronarët nuk ishin dakort që ajo të mbante dyqanin hapur jashtë orarit vetëm për të prerë flokët e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Unë u largova sepse kisha presion që të bëja 5 prerje në një orë dhe kisha një klientelë të madhe të fgëmijëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin me probleme. Ata nuk u interesuan aspak për këtë pjesë dhe më thanë: Nëse nuk të pëlqen, shporru dhe gjej një punë tjetër, kështu që zgjodha të largohesha.

Të bëje atë punë duhet të ishe robot kështu që zgjodha që të ikja, pa patur asnjë plan për të ardhmen,” – tha ajo për Mirror.

Tashmë Lisa ia ka dalë që të hapë sallonin e saj dhe të gjithë prindërit janë mirënjohës për punën që ajo bën me fëmijët e tyre.

/Ora News.tv/