Salianji: Vendimi për Dritan Dajtin sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës

Salianji: Vendimi për Dritan Dajtin sukses i "drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se vendimi për vrasësin e 4 policëve që i ul atij dënimin e burgimit, është sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës.

Salianji: Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës! Si deputet do ti propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga dënimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?

Lexo me shume: Anulohet dënimi përjetë për Dritan Dajtin, vrau 4 policë

Të gjitha lajmet mbi Dritan Dajtin

EMISIONET