Salianji: S'është ngritur as SPAK as Byroja, Bushati: Po t'i vëmë bashkë s'kapin asnjërin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se edhe pas gati dy vjetësh nga ndryshimet kushtetuese nuk është ngritur asnjë institucion i ri i drejtësisë, ndërsa Rama ka në xhep vetëm kryeprokuroren. Deputeti socialist, Ervin Bushati

Salianji: E dini që sot, dy vjet pasi është miratuar në mënyrë unanime Kushtetuta për reformën në drejtësi, nuk ka asnjë organ të zgjedhur të sistemit të ri të Drejtësisë. Nuk ka as KLGJ, as KLP, as Byro Kombëtare të Hetimit, as SPAK. Ka vetëm prokurore që e ka marrë e ka futur në xhep në mënyrë të kundraligjshme. E përkohshme? Sa? Gjithë jetën!

Bushati: Po t'i bënim brenda muajit me sustë, do të thoshit kanë vënë të vetët. Po t'i vendosnim bashkë, nuk do të fusnin asnjë në burg. Ka dy mënyra o t'i vëmë të gjithë tonët o të biem dakord. Ata nuk kapin as Ervin Bushatin as Ervin Salianjin.


EMISIONET