Salianji: Rama po vjedh kohë derisa ti thotë burgut hapu

Salianji: Rama po vjedh kohë derisa ti thotë burgut hapu

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke komentuar nga Korça ftesën për dialog të kryeministrit Rama drejtuar Lulzim Bashës, tha se kriza politike nuk zgjidhet me letra.

Rama, tha Salianji, të vjedhë edhe pak nga koha që i ka mbetur derisa ti thotë burgut hapu.

Ervin Salianji: Jemi në situatë aksioni si në gjithë Shqipërinë. Një fushatë nga më të bukurat që mund ti bjerë një politikani për të kryer, jemi në një fushatë për Shqipërinë jo fushatë për partitë politike. Me letra nuk zgjidhet kriza, me letra nuk ushqehen dot shqiptarët, me letra nuk bëhet dot një Shqipëri më e mirë. Ne vazhdojmë takimet me qytetarët, ai të vazhdojë të vjedhë edhe pak kohë sa i ka mbetur derisa, siç themi ne nga anët tona, ti thotë burgut hapu. Mos e merrni seriozisht se atë nuk e merr njeri seriozisht, është për të qeshur.

EMISIONET