Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video ku shihet Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive, bashkë me persona të tjerë.

Në facebook, Salianji thotë se në këtë tyrezë po festohet fitorja e zgjedhjeve, ndërsa të pranishëm janë persona që janë të dënuar dhe disa të tjerë në kërkim.

Statusi i Ervin Salianjit

Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!


/Ora News.tv/