Salianji 30 minuta në Prokurori: Për denoncimet që kanë të bëjnë me qeverinë

Salianji 30 minuta në Prokurori: Për denoncimet që kanë

Deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur sërish këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për rreth 30 minuta ai ka dhënë shpjegime për akuzat e ngritura për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Salianji: Ju e dini që unë jam një ndër politikanët që bashkëpunoj me organet e drejtësisë dhe jam për një çështje që i intereson prokurorisë në çështjet që unë jam përfshirë në denoncimet që kanë të bëjnë me qeverinë.

Kam pasur një komunikim me prokurorinë për një çështje qe unë e kam denoncuar. 

Për shkak të sekretit hetimor, e le në këtë diskutim.  Por është një prej çështjeve që unë jam marrë dhe denoncuar. Kam shumë çështje me qeverinë, sot ishte një prej çështjeve.

Burimet kanë bërë me dije se përpara prokurorëve Salianji ka dhënë detaje për dosjet që ka akuzuar dhe për informacionet që ai disponon.

EMISIONET