Salianji në mbledhje grupi: T'i djegim mandatet, të bashkohemi me studentët

PD ka qëndruar larg protestës së studentëve duke i mbështetur ata me deklarata publike. Pas mbledhjes së grupit Basha i bëri thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat e studentëve, ndërsa u zotua se do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë.

Basha: Ky është momenti  që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi. Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve është diskutuar mundësia e rikthimit në Kuvend në seancën e ardhshme për të ngritur shqetësimin e studentëve, por edhe për vetingun në politike.

Basha: Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

Mësohet se në grup ka pasur debate dhe diskutime për aksionin e opozitës. Deputeti Salianji është shprehur kundër pjesëmarrjes në Kuvend, ndërsa opozita ka kërkuar të djegë mandatet dhe t'i bashkohet protestës së studentëve, duke dëshmuar sipas tij një akt të pastër politik.

EMISIONET