Salah nderon Kloop, Liverpool ngjitet e vetme në krye

Salah nderon Kloop, Liverpool ngjitet e vetme në krye

Një gol i Mohamed Salah i ka mjaftuar Liverpool-it për të marrë 3 pikët e radhës në Premier League dhe për tu ngjitur e vetme në krye. Në "Anfield Road" të besuarit e Jurgen Kloop mposhtën Brighton 1-0, që nga ana e tyre nuk vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren e "The Reds".

Sinjalet e para erdhën nga mbrojtësi i talentuar Alexander-Arnold që nga goditja e dënimit tronditi traversën.

Dialogu mes sulmit të Liverpoolit dhe portierit të Brighton nisi gradualisht, me këtë të fundit që bëri çmos për të shmangur humbjen. Megjithatë përballë një supersulmuesi si Mo Salah, Ryan nuk kishte çfarë të bënte duke u dorëzuar përballë të majtës vrastare të egjiptianit.

Kaq mjaftoi për Liverpool-in që gjatë minutave të mbetura mendoi të qarkullojë topin dhe të marrë një fitore mjaft të rëndësishme për të ardhmen.

EMISIONET