Salah: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Salah: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës dhe forma e tij e ka ndihmuar shumë ekipin duke e dërguar Liverpoolin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Bëhet fjalë për sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, i cili beson se ekipi i tij mund ta fitojë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

“Ne mund ta fitojmë Champions-in tashmë, pasi jemi në gjysmëfinale", – tha egjiptiani për CNN.

"Unë gjithmonë them që ti marrim gjërat hap pas hapi, por ne jemi në gjysmëfinale dhe çdo gjë mund të ndodhë. Gjithkush shkoi në çerekfinale me këtë emocion, që ne duhet të fitojmë, të kualifikohemi. Tani, me gjysmëfinalen, janë vetëm dy ndeshje deri në hapin e fundit”.

Salah është në një betejë me Harry Kane të Tottenhamit për “Këpucën e Artë” të Premier League dhe pretendon se rivalët e tij e kanë më të lehtë, pavarësisht avantazhit të tij momental me katër gola.

“Harry Kane dhe Sergio Aguero janë sulmues të spikatur. Ata luajnë si numër 9, ndërsa unë pozicionohem më shumë në krah. Është më e lehtë për ta, sepse janë gjithmonë përpara portës kundërshtare, ndërsa unë luaj në krah. Është pak më e vështirë, sepse duhet të jap asiste, duhet të jap topin, të krijoj shanse”, – shtoi Salah.

EMISIONET