Salah i vendos kushte kombëtares: Asnjë autograf, siguri maksimale dhe qetësi absolute

Salah i vendos kushte kombëtares: Asnjë autograf, siguri maksimale dhe

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka vendosur ti japë fund polemikave në lidhje me të dhe Federatës Egjiptiane të Futbollit.

Sipas "The Sun" sulmuesi egjiptian ka vendosur të qëndrojë në kombëtare por me disa kushte.

Një listë e vërtetë kërkesash nga ana e futbollistit, i cili mund të vendosë të largohet nëse ato nuk plotësohen. Por edhe që të kërkojë dorëheqjen në bllok të drejtuesve të federatës.

Përveç shfrytëzimit të imazhit të Salah, që dukej se ishte arsyeja kryesore e problemeve mes dy palëve, lojtari ka bërë edhe disa kërkesa që kanë lidhje me marrëdhënien me tifozët dhe stafin e kombëtares.

Ja kushtet që ka vendosur mesfushori i avancuar i Liverpool-it:

– Federata duhet të ndalojë këdo që të shkojë në dhomën e tij të hotelit dhe të kërkojë fotografi/autografe.

– Salah duhet të jetë gjithmonë i shoqëruar nga truproja, që duhet të jenë gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së tij të hotelit.

– Të gjitha telefonatat drejt dhomës së Salah duhet të bllokohen.

– Salah nuk duhet të vihet në dispozicion të federatës për publicitet, intervista, takim me tifozët, evenimente që kanë lidhje me sponsorë apo vizita zyrtare.

– Salah duhet të merret menjëherë në aeroport nga federata dhe të dërgohet në hotel në mënyrën më të qetë të mundshme, pa tërhequr vëmendjen.

– Asnjë vartës i federatës egjiptiane nuk duhet t’i kërkojë Salah fotografi dhe autografe.

– Imazhi i Salah nuk duhet të përdoret nga asnjë prej sponsorëve të federatës.

EMISIONET