Liverpooli ka vendosur një çmim të lartë që Real Madridi duhet të plotësojë nëse duan të nënshkruajnë në verë me yllin e Reds, Mohamed Salah.

Salah, i cili u bashkua me Liverpoolin verën e kaluar nga Roma, ka bërë një ndikim të menjëhershëm në Premier League.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar 32 gola në të gjitha garat dhe performancat e tij kanë rënë në sy të gjigandëve të Europës.

Tani duket se ka interesim të madh nga Real Madridi, i cili po e ndjek me interes zhvillimin e lojtarin, veçanërisht sezonin e fundit.

Por, transferimi i tij nuk do të ishte i lehtë, pasi ylli egjiptian do t’i kushtonte shumë madrilenëve.

Shifra që kërkon Liverpooli dhe që përmendet gazeta spanjolle El Confidencial është rreth 166 milionë paund ose 187 milion euro.

Megjithatë, Reds nuk duan ta humbin yllin e ekipit të tyre, sidomos pas humbjes të Philipe Coutinho në drejtim të Barcelonës.

Reali pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë verës, ku janë lidhur me shumë emra të mëdhenj si Eden Hazard, Neymar, Mauro Icardi dhe Robert Lewandowski.

/Ora News.tv/