Salah bëhet shembull, kundër eksportimit të maceve dhe qenve egjiptianë si ushqim

Salah bëhet shembull, kundër eksportimit të maceve dhe qenve

Mohamed Salah është kthyer në një idhull në Egjipt.

Pasi kualifikoi Egjiptin në Kupën e Botës Rusi 2018, dhuroi para për të pastrehët në vendin e tij, sulmuesi afrikan i Liverpool-it ka ndërmarrë një tjetër detyrë. Përmes një statusi në rrjetin social "Twitter" 26 vjeçari ka kritikuar një politikë bujqësore në vendin e tij të origjinës, e cila planifikon të eksportojë 2,400 mace dhe 1,600 qen të humbur jashtë vendit, mes frikës se kafshët mund të përdoreshin për ushqim.

"Mace dhe qentë nuk do të eksportohen kudo. Kjo nuk do të ndodh dhe nuk mund të ndodhë,"-shkruan Salah të shoqëruar nga fotografitë e macet e tij siameze.

Muajin e kaluar, politikanja Margaret Azir shkaktoi stuhi në mediat egjiptiane kur sugjeroi se mishi i kafshëve është një mall shumë i mirë për eksport. Ajo shtoi se kafshët e tilla si mace dhe qen ishin po aq të vlefshme sa delet në disa shtete.

Kina, Vietnami dhe Zvicra janë vetëm disa nga vendet në mbarë botën ku popullsia ushqehet me mishin e maceve dhe qenve megjithëse Egjipti nuk ka zbuluar destinacionet eventuale për kafshët, të cilat janë vaksinuar.

EMISIONET