Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, e ka cilësuar padinë e IKMT-së ndaj tij një sulm politik të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij gjithçka lidhet me sondazhet e kryera në Kavajë, e që sipas tij të gjithë kandidatët potencialë socialistë dalin në humbje.

Sakja garanton se si kryebashkiak i Kavajës do të vazhdojë të përmbushë me përkushtim detyrën e tij.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja, per veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

/Ora News.tv/