Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kujtuar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste. Në facebook, Tahiri ka publikuar foton e një socialisteje të thjeshtë. Tahiri e prezanton Norën si socialisten e vërtetë që nuk ka gabuar kurrë, ndryshe të tjerët, "që të gjithë kemi gabuar", thotë ish-ministri.

Urimi i Saimir Tahirit për 28-vjetorin e PS

E njeh Norën, po ke shkelur të pakten një herë në pragun e PS! Të përshëndet e përqafon me dashuri, siç ka bërë me mua çdo herë, që shumë vjet më parë. 
Socialiste e thjeshtë nga ato që opozitë a pushtet qofshin të tjerët, nuk i bën asnjë dallim.
Si Nora, është Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjerë, e shumë të tjerë që kanë qënë e janë të zotët e shtëpisë në selinë e PS, në çdo ditë e datë! Bashkë me mijra njerëz të tjerë që te PS kanë parë forcën e shpirtit për të ardhmen e fëmijëve.
Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë! 
Gëzuar për ju, e për gjithë njerëzit që duan Shqipërinë!


/Ora News.tv/