Dosja, Saimir Tahiri mund të kërkojë gjykim të shkurtuar

Dosja, Saimir Tahiri mund të kërkojë gjykim të shkurtuar

Është shtyrë seanca gjyqësore e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia tha se seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjetrë.

Maksim Haxhia: "Është shtyrë seanca sepse organi i prokurorisë nëpërmjet oficierëve të policisë gjyqësore duhet të kishte bërë paralajmërimin gjë që nuk është serioze për një organ të tillë, që është i moblizuar dhe për më tepër këtë çështje kaq serioze. Nuk ishin bërë njoftimet për të pandehurit e tjerë. Ata janë në kërkim por ka edhe procedura lajmërimi. 

A do ketë kërkesë për gjykim të shkurtuar?

Haxhia shtoi se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Maksim Haxhia:  "Akoma nuk kemi vendosur. Por nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar sepse gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, fashikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të tjerëve, nuk ka asnjë provë që të implikojë Tahirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërin e akuzave për të cilat ai është sjellë në për gjykim. Nuk ka letërporosi ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen Tahiri nga analistë të qëllimshem dhe të pozicionuar. Nuk ka 8 por 2 letërporosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat."

Ndërsa ish-Ministri e Brendshëm nuk dha asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Seanca tjetër gjyqësore për Tahirin do mbahet më 26 mars në orën 10:00.

Dosja Tahirit në gjykatë

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish ministri shoqërohet nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.   


EMISIONET