Saimir Tahiri feston lirinë me birra

Saimir Tahiri feston lirinë me birra

Menjëherë pasi Apeli i Krimeve të Rënda e liroi nga “arresti shtëpiak”, Saimir Tahiri vendosi ta festonte këtë moment, duke biseduar me miqtë që u panë teksa konsumonin birra në banesën e ish ministrit. Kamera e Ora News ka filmuar lëvizjet e ish-ministrit të Brendshëm, i cili në hyrje të pallatit ku banon, nuk pranoi ta komentonte vendimin e gjykatës.

Ish-ministri i Brendshëm u përball sërish me togat e zeza, në Apelin e Krimeve të Rënda pas dy javësh në arrest stëpie. Gjykata kishte vendosur që Tahiri të paraqitej pas orës 13.00 në sallën e gjyqit, ndaj ish-ministri vendosi të priste deri në minutat e fundit, kur një makinë e Policisë së Tiranës erdhi për ta marrë nga garazhi i pallatit ku ai banon, te “Kodra e Diellit”.

Edhe kësaj radhe Tahiri zgjodhi të dilte nga shkallët e emergjencës, duke shmangur përballjen direkte me kamerat. Pas vendimit të gjykatës, e njëjta makinë e solli sërish në katin -2 të pallatit, por një makinë e parkuar aty, e cila kishte zënë rrugën, u bë shkak që mjeti i policies të kthehej pas. I pyetur nga Ora News, ish-ministri nuk pranoi ta komentonte vendimin e gjykatës. 

Momentet pas kthimit në banesë duket se ishin relaksuese jo vetëm për Tahirin, por edhe për rrethin shoqëror që nuk e ka lënë vetëm në këto momente. Një birrë në ballkon dhe biseda me miqtë që e prisnin pas vendimit të gjykatës, kanë qenë momentet e para në liri të Saimir Tahirit pas ekzekutimit të vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda. 

EMISIONET