Sadiku: Futem në fushë për të shënuar, Roshi e Grezda më ndihmojnë

Sadiku: Futem në fushë për të shënuar, Roshi e Grezda

Armando Sadiku është kthyer në një makinë golash për kombëtaren e Shqipërisë.

Bomberi elbasanas ishte autori i dy golave të parë të takimit përballë Turqisë dhe arriti në shifrën e 11 rrjetave me përfaqësuesen.

Sulmuesi, u ndal para mikrofonit të RTSH dhe  vlerësoi shumë pasimet e Roshit, ndërsa pranoi se me të dhe Grezdën ndihet mjaft mirë në fushë.

Unë futem në fushë gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar, ndonëse jo gjithmonë ia dal ta çoj topin në rrjetë. Me Roshin luaj prej kohësh dhe kuptohemi mjaft mirë. Si ai, ashtu edhe Grezda arrijnë të driblojnë mirë dhe të krijojnë hapësira, ndaj ndihem mjaft mirë, sepse kam më shumë mundësi shënimi”, tha sulmuesi elbasanas.

EMISIONET