Sadija e Dritëroit

Sadija e Dritëroit

Iku si një mjellmë e bardhë...

Ishim mësuar t’a shihnim gjithnjë në krah e bashkë me Dritëronë.

Nuk u mësuam dot t’a shihnim vetëm, pa Dritëronë!

Dhe iku...

Iku si një mjellmë e bardhë.

Iku si një mjellmë dashurie për Dritëronë.

Dritëroi u dritërua!

Se, “...ku ta linte një lanete, një xhinde Shkodre, një kaproll? Ajo me not do çante dete...”

Sadija e mirë e bujare, durimmadhja e palodhur që ka pritur e përcjellë me aq shumë dashuri një botë të tërë me njerëz, ishte dhe do të mbetet Sadija e Dritëroit.

Ndaj, jo rastësisht Dritëroi është mbase shkrimtari që i dedikoi gruas më shumë këngë e poezi nga çdo shkrimtar tjetër në botë.

Ajo ishte dhe do të jetë gjithnjë Sadija e Dritëroit.

Qetësia e bukur


Dritëro Agolli

Gruaja fle në çarçafin e bardhë e jastëkun e bardhë

E bukur si perëndi e lashtë e Greqisë ;

Flenë sytë e saj që më mahnitën vite me radhë,

Flenë buzët e saj si kokrra e prerë në mes e qershisë;


Flenë qerpikët si halat natën në grurë,

Flenë mollëzat e faqeve që bëjnë gropëza kur qeshin ,

Fle balli i hijshëm që s'e desha të ngrysur kurrë

Dhe nën ballë vetullat si krah dallëndyshe heshtin .


Në çast më pushton një ndjenjë fajësie dhe malli ,

Para saj i vetëm , para saj i pagjumë,

Dhe mbulohet me rrudha të dendura balli

Dhe them me vete : grua e dashur të kam lodhur shumë ,


Kam ikur shpesh në rrugë të gjata në fusha e shpate ,

Të kam lënë fëmijë e shqetësime mbi shpinë ,

Të kam lënë pazarin , radhën e netët fillikate ,

Të kam lënë mbi shpatulla gjithë shtëpinë.


Fli e vuajtura ime !

1988

EMISIONET