Sa turp!

Sa turp!

Sa turp!

Drejtuesit e universiteteve publike sot jane shprehja me e qarte publike e kalbesires se gjithe Republikes.

Gjate nje muaji ne njohem me dhjetera 20-vjecare, vajza e djem, njohem emrat dhe mendimet e tyre per universitetin, por nuk degjuam asnje dekan e rektor te flase nje llaf, teksa universitetet e tyre jane kthyer me kembe perpjete.

Gjate ketij muaji une njoha mendimet e studentit te Juridikut Agred Tafaj, por as qe di kush eshte dekan i Juridikut, njoha mendimet e Don Pjetrit, student i Politeknikut, por nuk di kush eshte rektor i ketij Universiteti, njoha te paparin Enriko Peçuli, por nuk di kush eshte dekan i Shkencave Sociale. Per rektorin e Universitetit te Tiranes dime vetem qe e kercenoi Shullazi, asnje lajm tjeter s'na mberriti me kurre prej tij.

Drejtuesit e universiteteve publike do duhej te ishin nder intelektualet me te mire te vendit, por nderkohe qe per ceshtjen e arsimit te larte ka hyre ne mendime edhe zonja qe shet djathin te lagjia ime, ketyre nuk iu degjua zeri. Keta do duhet te ishin, ne mos ne rruge me studentet, te pakten ne cdo studio televizive duke argumentuar. Por jo, zgjodhen te heshtin si te pagjuhe, tani as nuk guxojne te thone qe ata e kerkuan nderhyrjen e policise. Asnje shqetesim nuk ndjejne keta per situaten ku ka hyre prej nje muaji universiteti, shqetesohen vetem per perfitimet qe u sjell karrikja e tyre. I gjithe shteti yne eshte keshtu, e gjithe Republika, gjithe shoqeria.


Mendoj, o studente, se duhet ta ndryshoni rradhen e slloganit 'do ndryshojme universitetin, do ndryshojme edhe shoqerine', duhet ndryshuar gjithe shoqeria, qe te ndryshoje edhe universiteti. Kjo eshte ceshtje e te gjitheve ne, jo vetem e juaja, prandaj duhet te jemi te gjithe ne rruge sot, bashke me ju, secili per pikat e veta, te gjithe bashke per te ndryshuar kete vend. Nese ndryshohet dot...

(Opinion i postuar ne facebook) 

EMISIONET