"Sa nxora nënën u shemb çatia", kryefamiljari rrëfen si parandaloi tragjedinë

"Sa nxora nënën u shemb çatia", kryefamiljari

13 anëtarët e familjes së Çupi në fshatin Lis të Bashkisë së Matit prej kësaj të dielë janë në qiell të hapur, pasi shtëpia dy katëshe ku banon u dogj plotësisht.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, pasi kryefamiljari Bujar Çupi ka reaguar shpejt pasi ka parë flakët, duke nxjerrë nga banesa të emën e moshuar dhe 4 fëmijë të vegjël, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Bujar Çupi: Në moment sa kam nxjerrë nënën është shembur çatia me gjithë katin e dytë dhe ka rënë në kat të parë. Në katin e dytë kanë qenë instalimet elektrike shumë të vjetra, vetëm në katin e parë pata bërë një rikonstruksion dhe ka mundësi të ketë ardhur edhe nga shkëndija elektrike e katit të dytë.

Forcat zjarrfikëse pavarësisht ndërhyrjes nuk arritën të shmangin djegien e plotë të shtëpisë, që sipas të dhënave të para dyshohet se mori flakë nga një shkëndijë.



EMISIONET