Kantautori i njohur Stine është i njohur për lidhjet e tij të dashurisë.

Pas ndarjes me moderatoren Roza Lati, ai është lidhur me Graciela Pashaj me të cilën ka edhe një vajzë. Estia është vetëm 1 vit e 4 muajshe.

Por sa herë ka rënë në dashuri Stine? I ftuar në emisionin Ditë e Re ai u shpreh se është gabim të biesh vetëm një herë në dashuri.

"Është gabim të biesh njëherë një dashuri. herën e parë mund ta kem pasur kur kam qenë në klasë të shtatë. Kisha qejf një vajzë por nuk ia thashë asnjëherë që e doja. Ishte dashuri platonike. Ajo nuk e mori vesh asnjëherë. Kur më thoshte 'Çfarë ke', i përgjigjesha 'Asgjë'."

/Ora News.tv/