Të vijosh të mbash ndezur pasionin sidomos në marrëdhënie afatgjata, shpesh nuk është e lehtë.

Për t'i mbijetuar rutinës dhe për të qëndruar larg mërzisë po ju sjellim disa këshilla për të lënë prapa grinë, dhe ta bëni ditën me ngjyra.

Suprizoni: Shtoni pak "piper" në marrëdhënien tuaj. Flakni rutinën dhe dilni nga skema e përditshme. Sugjerime?

Një udhëtim jashtë qytetit, një piknik të befasishëm, një koncert apo një fundjavë në çift. Nëse përvjetori po afrohet, rezervoni një udhëtim romantik, të mbuluar me mistere: pa detaje për destinacioni, aktivitetin, por vetëm disa sugjerime për të përgatitur valixhen. Surpriza është gjithmonë e mirëpritur dhe disa ditë jashtë të zakonshmes do tju japin entuziazëm dhe lumturi.

Jo vetëm femra: Kush tha se burrat nuk janë kureshtarë? Kurioziteti dhe aftësia për të sfiduar ju bëjnë të gjallë dhe jetësore. Përpiquni të bëni një aktivitet së bashku, ndoshta diçka që nuk keni provuar më parë, një eksperiencë të re.

Një udhëtim të dielave, një kopsht perimesh me qira ta punoni së bashku, një kurs vallëzimi: idetë mund të jenë të shumta, zgjidhni, më e mira do të vijë më vonë.

Fjalëkalimi: Pusho! Kudo tani është bërë e mundur që të gjesh banjo turke ose nje qëndër spa. Organizoni një pasdite përkëdhelëse. Kontakti fizik rrit ndjenjën e afërsisë dhe ndez pasionin. Pasi të keni shijuar kënaqësitë e spa, fundi i ditës mes çarçafëve do të jetë finalja.

Buzëqeshja ju shton jetën: Vetëm kur e lëshoni veten dhe "braktisni" detyrimet familjare ju mund të ndiheni të lirë dhe ti jepni vetes mundësinë për të luajtur, të kaloni kohë sëbashku, të buzëqëshni dhe argëtoheni. Si në fillimet e njohëjes kur pakujdesia nuk pushonte së ekzistuari dhe buzëqeshjet ishin te panumërta.Duhet të trasformoni çdo ditë në një aventurë që duhet ta projektoni sëbashku hap pas hapi.

Ndani emocionet së bashku: keqkuptimet dhe mërzia shpesh kanë përparësi në lidhje me ndjeshmërinë fillestare kur nuk lejoni shpërthimin e ndjenjave dhe mendimeve.

Një periudhë e vështirë nuk duhet të ballafaqohet me heshtjen dhe izolimin, sepse mund t'ju bëjë lidhjen më të vështirë.

Mos harroni kurrë të pyesni: "Si je?": Injorimi i vështirësive, ndjenjave është një vështirësi serioze dhe mund të cënojë marrëdhënien tuaj. Në vend të kësaj, mësoni të tregoni veten pa frikë, dyshime, frustrime dhe mësoni të kapërceni së bashku momentet e errëta: në jetë ato kurrë nuk mungojnë.

/Ora News.tv/