Rutina e bukurisë dimërore, këshilla për lëkurë dhe trup të përsosur

Rutina e bukurisë dimërore, këshilla për lëkurë

Klima dhe kushtet klimaterike mund të dëmtojnë bukurinë tonë. Për të mbajtur një fytyrë të shëndetshme, duart e buta dhe një trup të hidratuar , ne duhet ta përditësojmë rutinën tonë të bukurisë. Në dimër, në fakt, lëkura ka nevojë për më shumë vëmendje për shkak të ajrit më të ndotur dhe ndryshimeve termike. Trajtimet e vogla të përditshme nëse bëhen vazhdimisht mund të na ndihmojnë të mos vuajmë efektet negative të sezonit.

Hidratim i vazhdueshëm

Lëkura ka nevojë për shumë kujdes. Për të shmangur dehidratimin duhet të përdorim një krem mbrojtës më të pasur se ai që ne përdorim në verë, që të aplikohet ndoshta disa herë gjatë ditës. Mënyra e më e mirë është nëse bëhet me përbërësit e duhur mund të ndihmojë për të mbrojtur veten nga të ftohtit duke krijuar një filtër mbrojtës në epidermë.
Kini kujdes dhe buzët: një gjalpë kakao ose një krem i lehtë në çantën tuaj është një ndihmë e madhe dhe domosdoshme . Së fundi, që të kemi këmbë të buta, të paktën një herë në javë, rekomandohet kripë e trashë dhe ujë i ngrohtë duke i lënë këmbët dhjetë minuta dhe duke i vetë masazhuar, rezultati do të jetë shumë i mirë dhe lëkura do të jetë mirënjohëse.

Ndryshimet e papritura të temperaturave

Ngrohja shumë të lartë, në shtëpi ose në zyrë, shkakton stres termik që çon në tharje të lëkurës dhe na bën që të jemi më të ekspozuar ndaj të ftohti . Një dushi i nxehtë mund të na rigjeneroj, por nuk shërben për të luftuar dehidratimin: për këtë na nevojitet një krem i përshtatshëm dhe shumë ujë për të pirë. Kujdes edhe në mëngjes, kur pastrojmë fytyrën dhe qafën duhet të përdorim ujë të vakët.

Maskë hidratuese dhe tonik

Për të shmangur efektin e “lëkurës me luspa” dhe ndjenjës së keqe të “tërheqjes së lëkurës”, pas një pastrimi të lehtë duhet të aplikojmë një tonik dhe një krem ushqyes, të bazuar në vajra bimore për të riparuar indet. Një ose dy herë në javë rekomandohet përdorimi i një maskë pastrimi për të parandaluar tharjen dhe irritimin e lëkurës , një fenomen shumë i zakonshëm në këtë kohë të vitit. Bëjeni pjesë të rutinës tuaj dhe një maskë me mjaltë , në të cilën mund të shtoni vajin e bajames dhe përbërës të tjerë në varësi të efektit që dëshironi të arrini. Pas përgatitjes së përzierjes, përhapeni atë në fytyrë dhe lëreni atë për rreth njëzet minuta.

Flokë të shëndetshëm

Edhe flokët mund të vuajnë. Ndryshimet e papritura të temperaturave mund të thajnë flokët. Duhet zëvendësimi i shampos me një vaj larjeje, më të butë për lëkurën e kokës gjithmonë duke u këshilluar në farmaci. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë përdorimin e një balsami të butë me përbërje të vajrave esencial që bëjnë të mundur mos elektrizimin e flokëve dhe shkëlqimin e tyre gjatë ditëve të ftohta të dimrit . Nëse kemi flokë shumë të thatë, një maskë për tu aplikuar një herë në javë është gjithashtu e mirë. Kujdes edhe gjatë tharjes: mos e mbani tharësen e flokëve shumë afër kokës për të mos i dëmtuar flokët më tej.

Hidratohuni në mbrëmje

Para se të shkojmë në shtrat, duhet të vazhdojmë rutinën tonë të bukurisë. Një pastrim i lehtë, një tonik kundër skuqjes dhe një krem hidratues i cili përdoret për rigjenerimin e indeve të vdekura të lëkurës nuk duhet të mungojë kurrë në stinën e ftohtë. Mos harroni t’i kushtoni vëmendje përbërësve me të cilët prodhohen produktet që blini: ata duhet të jenë me përbërje bimore dhe në formë vaji ose balasami për një hidratim të thellë e më efikas .

Mbuloni lëkurën

Dorezat dhe kapelet, në dimër, duhet të jenë gjithmonë me ne. Kremrat mbrojtëse, në fakt, nuk janë të mjaftueshme për të na mbrojtur nga të ftohtit. Kur bëjmë sport në natyrë ne duhet të kemi me vete një krem me faktor mbrojtës për të shmangur irritimin e lëkurës. Për dashamirësit e sporteve dimërore, do të ishte një ide e mirë për të aplikuar një krem me një filtër të lartë mbrojtës për të shmangur skuqjen dhe djegien nga reflektimi i rrezeve UVA dhe UVB që janë më prezente në mjediset e bardha ku reflektimi është më i madh./ATA/

EMISIONET