Hetuesit rusë po kërkojnë shkaqet e një vrime që shkakoi rrjedhje të oksigjenit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Hetuesit thonë se kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm. Duke folur të hënën, (1 tetor) kreu i agjencisë ruse hapësinore Roskosmos, Dimitri Rogozin, tha se një raport investigimi zyrtar ka konfirmuar teorinë e tij

Raporti kishte përjashtuar mundësinë se kemi të bëjmë me një defekt prodhimi”

Një burim anonim tha se vrima ishte shpuar nga një punonjës i cili e fshehu gabimin me një vulë në vend që ta raportonte atë.

Vrima u vu re në kapsulën hapësinore ruse Soyuz e lidhur me ISS në gusht dhe menjëherë u mbyll.

Kur ndodhi ngjarja media ruse spekulloi duke thënë se një anstronaut amerikan mund të kishte sabotuar anijen për të vonuar një kthim të mundshëm më të shpejtë në tokë për shkak të sëmundjes që një anëtar i ekuipazhit dyshohej se kishte.

Kreu i agjencisë kozmike ruse vuri në dukje spekullimet që po qarkullonin në media duke lënë hetimet të bënin punën e tyre.

Çfarë është ISS

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (International Space Station (ISS))  është një laborator shkencor dhe inxhinierik që kushton 100 miliardë dollarë dhe lëviz  nëpër Orbitën e Tokës. 

Aktualisht ky Stacion është shtëpia e dy astronautëve rusë, tre amerikanë dhe një japonezi.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës rrotullohet rreth Tokës 16 herë në ditë, duke u ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme dhe rrezatimit, duke krijuar një mjedis unik për eksperimente që nuk do të ishin të mundura në Tokë.

/Ora News.tv/