Rusia po përgatitet për një sulm kibernetik?

Rusia po përgatitet për një sulm kibernetik?

Rusia ka vendosur të shkëputet nga interneti përkohësisht si pjesë e përgatitjeve për një luftë të mundshme kibernetike në të ardhmen.

Testi - i cili do të zhvillohet para prillit - do të shohë kalimin e të dhënave mes organizatave dhe qytetarëve rusë. Rusia synon që të dhënat e qytetarëve të mbeten brenda vendit.

Vendimi vjen pas një ligji të paraqitur në Parlamentin e Rusisë vitin e kaluar, i cili kërkonte ndryshime teknike duke bërë që interneti në Rusi të funksionojë në mënyrë të pavarur.

1 prilli thuhet se është caktuar si afati i fundit për dorëzimin e amendamenteve të projektligjit - të quajtur Programi Kombëtar i Ekonomisë Dixhitale - por koha e testimit ende nuk është caktuar saktësisht.

Sipas ligjit, ofruesit e shërbimeve të internetit të Rusisë (SPI) do të duhej të sigurojë pavarësinë e hapësirës së internetit në Runet, nëse fuqitë e huaja përpiqen të izolojnë kombin në internet.



EMISIONET