Moska dhe Beogradi po eksplorojnë një mundësi për të lidhur Serbinë me rrjetin turk të gazsjellësit, tha ditën e martë presidenti rus Vladimir Putin pas bisedimeve me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç. Çështja e lidhjes së partnerëve serbë me Rrjedhën Turke, projekti i ndërtimit të rrugës së re të furnizimit të burimeve të energjisë të zbatuara nga Gazprom, është në shqyrtim," nënvizoi Putin në deklaratën e tij. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë treditore në Rusi, ku priten të firmosen disa marrëveshje mes dy vendeve.

Rusia, një nga aleatët më besnikë të Serbisë, po tenton së fundmi të krijojë mundësinë e lidhjes së Serbisë më linjën turke për gazësjellësin.

Deklarata erdhi nga Presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për vizitë treditore në Moskë.

Kreu i Rusisë nënvizoi më tej se po merret në konsideratë, mundësia e lidhjes së partnerëve serbë me rrjetin turk për projektin e ndërtimit të linjës së re që do të furnizojë burimet e energjisë së Gazpromit.

Ndërmarrjet e tjera energjetike ruse gjithashtu po punojnë me sukses në tregun serb, deklaroi Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç i Serbisë, njoftuan të kënaqur se tregtia mes dy vendeve po rritet dhe janë dakordësuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik mes dy vendeve të çohet deri në nivelin më të lartë të mundshëm.

Duke përshëndetur presidentin serb, Putin vuri në dukje se kjo është vizita e parë e Vuçiç si President i Serbisë.

Mediat ruse raportojnë se Vuçic ka biseduar në gjuhën ruse me Putinin dhe ka përgëzuar Putinin për vendimin e tij që të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

Duke e përshkruar marrëdhënien ruso-serbe si “partneritet strategjik”, Kremilini ka thënë para takimit se mes dy liderëve të Rusisë dhe Serbisë po planifikohet që palët të nënshkruajnë një varg dokumentesh gjatë vizitës së presidentit Vuçiç në Rusi.

Vuçic shoqërohet në këtë takim nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciç, i cili e ka cilësuar takimin si tejet të rëndësishëm.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Rusi që prej muajti mars, kur ai ende ishte kryeministër i Serbisë.

Lideri serb e konsideron veten si reformator pro-evropian, ndërkohë që kërkon të mbajë edhe marrëdhënie të mira me Rusinë si aleate të Serbisë.

/Ora News.tv/