Rusia kërkon të pengojë Kosovën në aktivitetin Masters të Xhudos që do të zhvillohet në Rusi. 

Trajneri i Majlinda Kelmendit Driton Kuka ka lëshuar alarmin duke informuar në profilin e tij në Facebook se organizatorët nuk pranojnë që Kosova të garojë me simbolet e saj por nën flamurin e Federatës Botërore, diçka që nuk pranohet absolutisht nga pala kosovare dhe nëse situata nuk merr zgjidhje atëherë dy xhudistet Nora dhe Distria nuk do të jenë pjesë e këtij evenimenti

Driton Kuka shkruan: Mastersi pa Kosovën!
Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilen zgjedhje nuk do e pranojmë!
Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjegje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori -
The best of the best!
Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezentojnë shtetin tonë!
Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave!
Fotot triumfale nga gara e fundit në Hagë e dy Koloseve tona!"



/Ora News.tv/