Rusia paralajmëron Amerikën të mos ndërmarrë sulme në Siri
Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzi i kërkoi SHBA-ve të përmbahen nga veprimet ushtarake kundër Sirisë, shkruan BBC.
Ai u shpreh se "Nisja e sulmeve ajrore për sulmin e dyshuar kimik në Siri mund të shkaktojë luftë mes dy vendeve"
Ambasadori rus në OKB, Nebenzi tha se është nevojë urgjente parandalimi i kërcënimit me luftë
Nebenzi akuzoi Uashingtonin për vendosjen e paqes ndërkombëtare në rrezik
Kërkesën për të parandaluar veprimet ushtarake, Nebenzi ia drejtoi edhe aleatëve të SHBA-së
Fuqitë perëndimore mendohet të përgatiten për sulme, por Rusia e kundërshton një veprim të tillë
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike: Ekspertët po udhëtojnë në Siri dhe do të fillojnë hetimet nesër