Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për të dënuar sulmet ajrore të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rusisë iu bashkuan vetëm Kina dhe Bolivia në votimin e rezolutës së propozuar nga Moska ku kërkonte dënimin e "agresionit" të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundër Sirisë.

Me tetë vende që votuan kundër dhe katër abstenime - Etiopia, Kazakistani, Peruja dhe Guinea Ekuatoriale, dështimi i rezolutës ruse ishte një humbje e madhe diplomatike për Moskën.

Pas votimit, i dërguari rus, Vassily Nebenzia tha: "Sot është një ditë shumë e trishtuar për botën, OKB, kartën e saj e cila qartazi është shkelur haptazi".

Dështimi i rezolutës konfirmon se Rusia është  e izoluar për çështje siriane.

Këtë javë, Rusia përdori fuqinë e vetos për të 12-tën herë për të bllokuar veprimin e Këshillit të Sigurimit mbi Sirinë, përfshirë katër përpjekje për nisjen e hetimeve për përdorimin e armëve kimike në luftën shtatëvjeçare të vendit.

Këshilli i Suigurimit ka pesë anëtarë të përhershëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA - dhe 10 anëtarë të rradhës, aktualisht Bolivia, Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuatoriale, Etiopia, Kazakistani, Kuvajti, Holandë, PeruJA, Polonia, dhe Suedia.

/Ora News.tv/