Rusia flet për luftë në Kosovë

Rusia flet për luftë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dënuan incidentet në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e Marko Gjuriq, duke thënë se këto veprime nxisin kthimin e konflikteve të armatosura në Kosovë.

Një njoftim erdhi nga Rusia duke deklaruar se dënon ashpër një incident në Mitrovicë, me qëllim të frikësimit të serbëve të Kosovës, siç pohohet në deklaratën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Ministria ruse ka thënë se “kushdo që ka ndikim tek zyrtarët e Kosovës”, urgjentisht të ushtrojë ndikim mbi “njerëzit e tyre” dhe të kontribuojë në reduktimin e tensioneve në Kosovë.

“Ne e dënojmë me forcë këtë ngjarje që synon kërcënimin e serbëve të Kosovës, trajtimin arbitrar të Marko Gjuriq, i cili është kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Prishtinën,” thuhet në deklaratë.

Rusia gjithashtu e konsideron të papranueshme qasjen e misioneve të huaja si KFOR-i dhe EULEX-i, të cilat nuk kanë përmbushur mandatin e tyre duke mos ndërmarrë asnjë përpjekje për të parandaluar veprimet e shqiptarëve në Kosovë dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Konkluzioni është kjo: Prishtina, BE dhe SHBA nuk kanë ndërmend të marrin parasysh të drejtat dhe interesat e serbëve dhe janë të vendosur të mbledhin përpjekjet e tyre për të mbrojtur interesat e ligjshme të tyre,” thuhet në deklaratë.

Ministria ruse beson se është e qartë se shqiptarët në Kosovë ndjekin këshillat e klientëve të tyre amerikanë dhe evropianë.

Moska paralajmëroi gjithashtu se kjo “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme është e ngarkuar me kthimin e konflikteve të armatosura në Kosovë dhe destabilizimit në rajonin e Ballkanit si një e tërë,” thuhet në deklaratë.

Në anën tjetër të botës, Shtetet e Bashkuara në deklaratën e saj “dënon ashpër” ngjarjet në Mitrovicë, të cilat ata thonë se në mënyrë të panevojshme ngrenë tensione dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal, tha të martën Departamenti i Shtetit.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të veprojnë me qetësi dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Me qëllim të vendosjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhet të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heder Nauert përmes një deklarate.

EMISIONET