Rusia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e Kupës së Botës.

Asnjë qytetar që e ka banesën në apartamentet pranë “Central Stadium”. Të gjithë banorët nuk do të lejohen të dalin në ballkonet e tyre, të shohin me dylbi apo të hapin dritaret gjatë ndeshjes përndryshe policia do ti godasë me snajper.

Policia erdhi në banesat tona dhe na paralajmëroi që nëse ne dalim në ballkone, shikojmë nga dritaret apo përdorim dylbitë do të goditemi nga snajperat”, tha një qytetar i zonës për “Moscow Times”.

Nëpër tarracat e pallateve përreth janë vendosur snajperat të cilët do të garantojnë sigurinë për personalitetet dhe tifozët që do të ndodhen në stadium.

/Ora News.tv/