Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë: "do të ishte me interes jetik, për Ballkanin dhe të mirën e Serbisë, njohja e Rusisë për Kosovën”.  Duke njohur Kosovën, Rusia do ta ndihmonte më së tepërmi Serbinë. Do ta lironte nga barra e mitit të rrejshëm në raport me Kosovën” 

Këto deklarata Thaçi i ka dhënë gjatë Konferencës Rajonale “Dekada e Ardhshme e Kosovës: "Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”

Presidenti shtoi se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, janë mike të vendit.

“Këto pesë vende s’e kanë njohur Kosovën por e kanë përshëndetur dokumentin e Presidentit Ahtisaari, prandaj këto vend ejani mike të Kosovës”

/Ora News.tv/