Rusi 2018/ Spiunazhi anglez modifikon telefonat e ekipit për në Kupën e Botës

Rusi 2018/ Spiunazhi anglez modifikon telefonat e ekipit për në

Lojtarët e Anglisë janë informuar nga agjencia e spiunazhit "GCHQ" se si të mbrohen gjatë Kupës së Botës, duke përfshirë mënyrën e fshehjes së gjërave në dhomën e tyre të hoteleve, pasi do të vizitojnë Rusinë e madhe dhe "të keqe".

Zyrat Qendrore të Komunikimeve të Qeverisë (GCHQ) mbajtën një konferencë, ku theksi kryesor ishte në sigurinë kibernetike, me krerët e spiunazhit që i dhanë ekipit të Anglisë udhëzime për t'i përdorur në Rusi.

Në vend të kësaj, software të veçantë janë instaluar në telefonat e futbollistëve dhe në pajisje të tjera digjitale, të cilat do të largohen pas kthimit të tyre në Britani. Lojtarët u paralajmëruan gjithashtu të mos përdorin kartat bankare në internet ose të angazhoheshin në aktivitete të tjera në internet që mund t'i poshtëronin ata.

Këshilla për sigurinë kibernetike për skuadrën u sigurua nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Cyber (NCSC) e GCHQ. NCSC organizoi një seminar në selinë e Asociacionit të Futbollit para se lojtarët të largoheshin për Rusinë.

 Këshilla e NCSC është edhe për tifozët anglezë të futbollit, të cilëve u është thënë të shmangin Wi-Fi publik dhe në hotel, dhe të përdorin sa më pak pajisje elektronike.

EMISIONET