Rumania ka shprehur shqetësimin në NATO lidhur me rritje e prezencës aktive ushtarake të Rusisë në  Detin e Zi,  dhe nënvizoi se forcimi i mbrojtjes euripiane duhet të jetë një nga temat më të rëndësishme kur ajo të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian në janar.

Federata Ruse po përdor Detin e Zi të projektojë forcën në Mesdheun lindor" tha ministri i Mbrotjjes Mihai Fifor në një konferencë ndërkombëntare që u mbajt më 10 tetor në Institutin Aspen

"Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike vitin e fundit" tha ai.

Rumania është një ndër nga shtetet evropiane të NATO-s që së bashku me Poloninë që ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi aleanca kërkon të pengojë Rusinë dhe t'i nënshtrohet modernizimit.

Ministri i Jashtëm, Teodor Melescanu tha në konferencë se forcimi i sigurisë kibernetike dhe trajtimi i kërcënimeve të luftës hibride nga Rusia do të ishte gjithashtu një pikë shtesë në presidencën rumune të BE.

Duke folur dhe për Reuters Fifor tha se qeveria e Bukureshtit planifikon të zbulojë dy programe të mëdha të prokurimit ushtarak përpara fundit të vitit, duke shtuar planet e njohura tashmë për të blerë avionë të rinj luftarakë dhe pajisje të tjera.

/Ora News.tv/