Jo më kot është cilësuar si një figurë përbashkuese. Pjetër Arbnori edhe me mungesën e tij fizike arriti të shtensionojë marrëdhëniet jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës por edhe brenda Partisë Demokratike.

Në ceremoninë e përurimit të bustit të Arbnorit në lulishten e Kuvendit, objektivi i aparatit kapi në një takim të ngrohtë ish-kryeministrin Sali Berisha me ish-Ministrin e qeverisë së tij Genc Ruli dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ruli është i njohur në publik si një zë kundër lidershipit të Bashës në PD-të e megjithatë kjo nuk ishte pengesë për të ndarë një përqafim mes tyre.

/Ora News.tv/