Rudina Hajdari i prin PD-së së re në Kuvend dhe deklaron: Në qershor hyjmë në zgjedhje

Rudina Hajdari i prin PD-së së re në Kuvend dhe deklaron: Në

Opozita e re në Parlament me deputetë të ardhur nga lista e PD dhe LSI-së tashmë janë zyrtarizuar në dy grupe parlamentare. Rudina Hajdari do të kryesojë Grupin parlamentar demokrat dhe Nimet Musai do të kryesojë grupin e pavarur.  Sot në seancën e rradhës parlamentare ata u vendosen kundër bojkotit të zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe pro uljes në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

Rudina Hajdari: "Ne si grup parlamentar nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado e kompromentuar apo e korruptuar të jetë kjo maxhorancë qëndrimi jonë është i njëjtë. Nuk duam ta bojkotojmë zgjedhjet e 30 qershorit. Në fakt koha nuk është në favorin tonë por do të përpiqemi në të gjitha mënyrat që demokratëve të mos i lëmë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj partitë opozita ta rikonsiderojnë vendimin e tyre për ta bojkotuar sepse ky nuk është mjet demokratik. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe duhet të qëndrojmë brenda këtyre rregullavbe dhe të respektojmë Kushtetutën. E konsideroj të rëndësishme të përgatitemi dhe të marrim cdo lloj mase të mundshme edhe duke pasur kohën në disfavor për të shpalosur një alternativë tonë. Ftoj cdo demokrat të na përkrahë në këtë iniciativë që ne të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale në këtë parlament dhe t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend

Zyrtarizimi i grupeve parlametare i jep mundësi deputetëve të rinj që të jenë pjesë e Komisioni të Reformës Zgjedhore. Këtë fakt e ka mirëpritur edhe PS, por kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla, i ka vendosur kusht miratimin e votës së emigrantëve.

Krijimi i grupeve solli edhe kundërshtitë e para mes opozitës së re, pasi 4 deputetë demokratë dhe 5 nga radhët e listës së LSI nuk kanë pranuar të jenë pjesë e tyre.

Grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së që do të kryesohet nga Rudina Hajdari ka anëtarë Myslim Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Halit Jakimi, Alban Zeneli.

EMISIONET