Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti sot pasdite rekomandimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

Ruçi: “Rekomandimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i merituar, rezultat i përparimeve që ka bërë shtet i ri i Kosovës drejt përmbushjes së standarteve demokratike, sidomos në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës si edhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përfshirë të drejtat e pakicave.

Me këtë rast, në emër të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh urimet e mia vëllezërve kosovarë, këtyre qytetarëve europianë. Ky hap i madh drejt lirisë së lëvizjes është një hap domethënës dhe i sigurt drejt qytetërimit perëndimor. Urojmë që rekomandimi i Parlamentit Europian të votohet nga Këshilli Europian”.

/Ora News.tv/