Ruçi në Gjenevë: Të angazhuar plotësisht në zbatimin e reformës në drejtësi

Ruçi në Gjenevë: Të angazhuar plotësisht në

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kanë marrë pjesë në forumin rajonal të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili ka zhvilluar punimet në Gjenevë.

Në fjalën e mbajtur, Ruçi ka theksuar se Shqipëria dhe në veçanti Parlamenti janë të angazhuar plotësisht për reformës në drejtësi.

Ruçi: Shqipëria dhe Parlamenti janë të angazhuar plotësisht në zbatimin e reformës në drejtësi për rritjen e transparencë, përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe rritjen e aksesit të publikut te drejtësia.

Duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, Ruçi theksoi se në muajin dhjetor, Shqipëria ka miratuar me unanimitet Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe se vendi është i angazhuar për zbatimin e kësaj Rezolute.

Ruçi: Të vetëdijshëm që arritja e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon krijimin e një partneriteti mes Parlamentit, ekspertëve të pavarur, akademikëve dhe institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, si dhe biznesit dhe monitorimin sistematik të masave të marra. Parlamenti është një model i mirë i bashkëpunimit. Kjo përvojë duhet të përdoret edhe në lidhje me arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. 

EMISIONET