Ruçi 60 minuta në zyrën e Presidentit Meta

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi, u zhvillua me kërkesë të kryeparlamentarit Ruçi dhe ka zgjatur rreth 60 minuta.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, që u caktua 30 qershori i  vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, "Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm."

Ndërkohë, Ruçi sot zhvilloi edhe një takim me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaci.






EMISIONET