Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputeti socialist Taulant Balla, janë takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.

Në një postim në Twitter, Balla tha se Greminger përshëndeti reformën zgjedhore dhe ri-instalimin e Ad-Hoc

"Patëm një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger mbi Presidencës shqiptare në 2020. Greminger përshëndeti ri-instalimin e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore për adresimin e rekomandimeve të ODHIR, ndërsa deputetët e rinj vazhdojnë të marrin vendet në Parlament,"-shkroi Balla.


/Ora News.tv/