Ruçi, Bashës: Kuvendi nuk është "fole" kriminelësh, djegien e mandateve s'ua këshilloj

Në përgjigje të akuzave të kryedemokratit Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se Kuvendi nuk është dhe nuk mund të konsiderohet fole krimi.

Duke folur mbi mundësinë e djegies së mandateve nga opozita, Ruçi tha se nëse ndodh do të ishte rasti i parë edhe pse këshilloi kolegët se lufta opozitare ka efektivitet kur bëhet brenda sistemit.

Deklaratat Ruçi i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku analizoi punën e Kuvendit gjatë sesionit të shkuar.

Ruçi: Kuvendi nuk mund të konsiderohet "fole" kriminelësh. Kuvendi në çdo vend është sovrani që e ka prurë aty sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Kush ka vlerësime të veçantë për individë të veçantë ka organe përkatëse dhe legjislacion që bën vlerësimin apo ndëshkimin e tyre. Djegien e mandateve nuk e kam dëgjuar, kam dëgjuar tezën e marrëdhënie të kushtëzuara apo bojkot. Para këtij sesioni ka pasur zëra të veçantë për djegien e mandateve. 

Nga përvoja e gjatë politike më rezulton se për çdo forcë politike nuk ka bërë vaki për herë të parë, nuk janë djegur mandatet. Por ka gjithmonë një herë të parë, nuk e këshilloj këtë, por më rezulton si termi kushtëzim që unë e kam përdorur ashtu si bojkotin, apo edhe djegia e mandateve kanë qenë të diskutuara dhe nga opozita ime e dikurshme. Më rezulton se efektiviteti i një opozitë është lufta dhe përpjekja brenda sistemit, jo jashtë.

EMISIONET